ARSIMI

Universiteti “Hasan Prishtina” post mortum me mirënjohje nderon dr. Kemajl Kurteshin

Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka nderuar post mortum me mirënjohje profesorin e dalluar dr. Kemajl Kurteshi, i cili ka ndërruar jetë kohë më parë.

Dr. Kemajl Kurteshi, profesor i lëndëve biologjike, për më tepër se 30 vite ka dhënë kontributin e tij në Fakultetin e Shkencave Natyrore, drejtimi i Biologjisë, duke qenë njëri ndër ligjëruesit më të dalluar, andaj me plotë të drejtë, për kontributin e dhënë në arsimimin e kuadrove të reja, ky fakultet e ka nderuar me mirënjohje profesorin e nderuar dr. Kemajl Kurteshi.

Familjarë të profesorit Kemajl, duke pranuar mirënjohjen kanë theksuar se dr. Kemajl Kurteshi, ka dhënë kontributin 33- vjeçar në Universitet.

‘’Mirënjohës, falënderues dhe shumë krenarë që edhe pas ikjes së tij, emri i tij ende shndritë!

Faleminderit të gjithëve!’’ kanë shkruar pjesëtarët e familjes Kurteshi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like