Gjilan, 6 tetor / Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga dita e hënë (9 tetor 2023) fillon dhënia e tyre.
Grupet me prioritet për vaksinim janë personat e moshës mbi 65-vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët me probleme shëndetësore si dhe stafi shëndetësor.
Vaksinimi do të bëhet në të gjitha Qendrat dhe Ambulancat e Mjekësisë e Mjekësisë Familjare në qytet dhe në fshatra.
Në qytet, vaksinimi bëhet ditëve të punës, nga ora 7:00 deri në orën 20:00, ndërsa në fshatra – nga ora 8:00 deri në orën 14:00.
Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm.