Po vijojnë punimet e sinjalizimit të rrugëve në Komunën e Gjilanit.
Kryetari Alban Hyseni, ndoqi nga afër punimet e shenjëzimit horizontal në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”.
I pari i Komunës së Gjilanit, tha se sinjalizimi i rrugëve të qytetit tashmë ka filluar.
“Puna për sinjalizim do të vazhdoi në ditët në vazhdim”, tha Alban Hyseni.
Për sinjjalizimin horizontal, vertikal dhe të paisjeve rrugore në Komunën e Gjilanit, vlera
e projektit është 340,000.00 euro.