Futbolli i Gjilanit vazhdimisht ka pasur emra të mëdhenj, të cilët kanë bërë karrierë të pasur në futbolli. Në mesin e shumë futbollistëve ka pasur edhe vëllezër që një kohë të gjatë kanë mbrojtur ngjyrat e klubeve të tyre e ndër ta ishin edhe vëllezërit Bunjaku e Rukovci-Beqiri.
Lakmi ua kishin edhe kundërshtarët më të mëdhenj, vëllezërve Skënder e Naser Bunjaku, të cilët kanë pasur një karrierë shumë të pasur, po ashtu futbollin e qytetit të Gjilanit e kanë zbukuruar edhe vëllezërit Rukovci -Beqiri – Ekremi, Beqiri e Orhani, të cilët me paraqitjet e tyre në fushën e blertë kanë kontribuar për rezultatet e futbollit gjilanas. Në mbrëmjen e takimit të ish-futbollistëve nga Komuna e Gjilanit të cilët u shpërblyen me mirënjohje, ishin edhe vëllezërit Bunjaku e Rukovci- Beqiri, të cilët theksuan se ky takim është i mirëseardhur për të gjithë futbollistët, të cilët me djersën e tyre për shumë vite kanë kontribuar për sukseset e qytetit të Gjilanit, duke i përshëndetur të gjithë futbollistët kudo që janë./kryelajmi.com/.