Futboll

Veteranët e Kavajës dhe të Gjilanit luajtën ndeshje miqësore në Kavajë

Në 110-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Kavajë është zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli në mes të veteranëve të Besës së Kavajës dhe futbollistëve veteranë nga Gjilani. Vesternët e futbollit gjilanas janë kryesuar nga dy ish-futbollistët e shquar Jakup Berisha e Fahrendin Sherifi. Pas ceremonisë hapëse u zhvillua ndeshja miqësore dhe të parët shënuan vendasit nëpërmjet Meglid Mihnit, kurse për gjilanas barazoi Elezi që është shërbyer nga Ahmeti. Vendasit kanë kaluar në epërsi me futbollistin Mërhori e në pjesën e dytë barazoi Ramadan Ahmeti, cili shënoi edhe golin e tretë për veteranët nga Gjilani, kurse në fund ka barazuar Kollçaku.

Refik Rexhepj, ish-futbollist dhe trajner i njohur gjilanas ka falënderuar Bashkinë e Kavajës dhe KS Besën për mikpritje, duke rikujtuar se ka disa vite që me Kavajën festojnë bashkërisht Ditën e Flamurit, gjë të cilën kosovarët e kishin ëndërruar gjithmonë.

Kosovarët do t’i presin shqiptarët në ndeshjen e kthimit dhe kjo do të ndodh më 17 shkurt në Gjilan.

Lojtarët që u paraqitën në fushë:

BESA: Xhelezi, Bratja, Çela, Kacbufi, Mërhori, Berati, Sula, Damrja, Arkxhiu, Biturku, Mihani. Luajtën edhe Kollçaku, Kashami, Fejzo. Kryetrajner: Meglid Mihni.

GJILANI: Alidema, Ismaili, Kurteshi, Ahmeti, Behluli, Ramadani, Elezi, Shkodra, Murseli, Dërmaku, Rexhepaj, Sherifi. Trajner: Refik Rexhepaj.

Gjyqtar: Z. Hajrizi

You Might Also Like