Gjilan

Vetëvendosje gjen shumë mangësi në arsim

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka gjetur shumë mangësi në arsim, kurse Nevzad Isufi, nënkryetar i kësaj qendre, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se në Kosovë ka krizë në arsim dhe në moralin e përgjithshëm. Ai ka akuzuar pushtetarët se nuk po ndërmarrin asgjë që e keqja të ndalet, kurse paralajmërimin për testimin e mësimdhënësve e ka cilësuar si shpallje e pavlefshme e diplomave.

Isufi që ka përmendur shumë mangësi në arsim, tha se këtë e vërtetoi edhe PISA që na nxori shumë keq. “Faji është i të gjithëve, andaj na duhet një ndryshim rrënjësor në arsim”, ka thënë Nevzad Isufi, që ka evidentuar disa mangësi në arsimin gjilanas, si regjistrimi i madh i nxënësve nëpër klasa, ndërrimi i panevojshëm i drejtimeve, pastaj shtimi i paraleleve pas dy muajve që ka filluar viti shkollor dhe shumë të meta të tjera.

“Në arsim mungon gjithçka, kurse as prindërit nuk po i shfrytëzojnë kompetencat që i kanë”, ka thënë Isufi ndër të tjera

You Might Also Like