Viti: Me aktivitete të ndryshme u shënua 1.Qershori -Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, fillimisht kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë”, në Viti.
Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se fëmijët janë shtylla kryesore e motivit për zhvillimin e vendit.
Më pas, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti, kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysen Tërpeza”, nga fshati Tërpezë.
Kryetari Haliti ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes një arsimi të mirëfilltë mund të zhvillohet shteti dhe shoqëria siç duhet.
Poashtu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari Haliti ka vizituar edhe nxënësit e shkollës së komunitetit serb në Viti, drejtorin dhe stafin arsimorë të kësaj shkolle.
Përndryshe, për nderë të kësaj dite, drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në bashkëpunim me Korin e Qytetit të Vitisë, kanë mbajtur festivalin për fëmijë dhe të rritur “Cover Fest”.Aziz Zuka