SPORTI

Vitia mbështet tri klube sportive

Tre klube sportive KF Vllaznia,Vitia dhe Klubi I basketbollit “Vitia” do të mbështetën financiarisht nga komuna e Vitisë. Me qëllim të mbështetjes financiare të Klubeve të futbollit “ Vitia” dhe “Vllaznia” si dhe të Klubit të Basketbollit “ Vitia”, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar Memorandume bashkëpunimi me përfaqësues të këtyr klubeve me të cilën do të financohen këto klube të cilat kanë treguar rezultate të mira në sport.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se qeveria komunale e Vitisë, është e interesuar të mbështes këto klube sportive të cilët kanë treguar rezultate të mira duke përfaqësuar komunën e Vitisë. E Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani ndër tjerash tha se e vecanta është se këtë vit do të përkrahet edhe Klubi i Basketbollit “ Vitia” por edhe përgatitja e një plani të shpërndarjes së subvencioneve për gjithë vitin duke potencuar se me këtë memorandum ata kanë të drejtë ligjore që qysh në fillim të bëhet subvencionimi apo mbështetja e klubeve dhe atë nga kodi buxhetore “subvencione”. Kurse Besim Halimi, kryetari i K.F “Vllaznia”- Pozharan dhe Basri Mehmeti, kryetar i K.F “Vitia” Viti dhe Shasivar Rexhepi nga KB “ Vitia” falënderuan kryetarin e komunës, Sokol Haliti dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani për mbështetjen e vazhdueshme të cilët po i japin këtyre klubeve sportive. Aziz Zuka.

 

You Might Also Like