Zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar pas zgjedhjeve të fundit qendrore kërkon zhvillimin e secilës pjesë për t’u bërë i plotë. Me datë 14 shkurt Republika u bë e shumicës, tani me zgjedhjet lokale është koha që edhe komuna të bëhet e shumicës, pra, e shumicës qytetare që qeverisë përmes përfaqësuesve të tyre dhe subjektit e programit që ka përzgjedhur. Ne jemi të bindur që demokratizimi dhe progresi institucional e shoqëror që ka filluar me zgjedhjet e fundit do të jetë edhe një shtysë për fitoren tonë nëpër secilën komunë në këto zgjedhje lokale, sepse tashmë është parë që me vullnet të lartë e punë të ndershme, vizion të guximshëm e program të qartë është e mundshme të punohet për të mirën dhe zhvillimin e vendit tonë.