Komunikatë nga LVV
Sot, koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan Alban Hyseni, së bashku me asambleisten Krenare Latifi Kqiku, përmes konferencës për media prezantuan gjetjet e Raportit të Zyres Kombëtare të Auditimit për Komunën e Gjilanit.
Konferencës i parapriu aktiviteti i shpalosjes së banerit dhe vendosja e shiritit me të cilin aktivistët rrethuan zonën e krimit.
Gjetjet që u prezentuan ndër të tjera janë:
– Në 77% të rasteve të testuara në kategorinë e Mallrave dhe Shërbimeve janë gjetur shkelje!
– Zyrtari vlerëson tenderin, i njëjti menaxhon tenderin!
– Fitues tenderi pa plotësuar kushtet e përcaktuara!
– 700.000 € të shpenzuara pa projekte!
– Mbi 180.000 € të paguara nga kategoritë e gabuara ekonomike!
– Komuna pa plan vjetor për mbështetje financiare për OJQ-të.
– 40.000 € të planifikuara për mirëmbajtjen teknike të objekteve, mbi 700.000 € të shpenzuara!
– Planifikon 10.000 € për një projekt, e shpenzon mbi 130.000 €.
– 7 fatura në vlerë prej mbi 26.000 €, u paguan 30 ditë pas skadimit të afatit.
Për më shumë detaje, Raportin e Auditorit mund ta gjeni në linkun më poshtë: