Futboll

Xhiroja e fundit në vjeshtë në Superligë, Drita luan në shtëpi, Gjilani në Klinë

Xhiro e fundit në Albi Mall Superligë do të zhvillohet këtë fundjavë me pesë ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Tre duele luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, derisa është hedhur shorti për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto sfida.

Fushë Kosova pret Feronikelin ’74 në sfidën që gjykohet nga Alan Shala.

Ndërkohë në sfidën Dukagjini – Gjilani drejtësinë do ta ndajë Eridon Podvorica.

Genc Nuza do të gjykoj në Gjilan në duelin Drita – Malsieshva.

Derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës zhvillohet ditën e diel, derisa Valon Bajgora do të jetë gjyqtar kryesor.

Ndërsa në sfidën Liria – Llapi drejtësinë do ta ndajë Ilir Mehmeti.

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani pa u mbyllur stinori vjeshtor do të duhet të luajnë edhe nga një ndeshje, ngase të dyja në shtëpi pritet të përballen me Ballkanin, që po garon në Europa Conference League.

You Might Also Like