Gjilan, 16 Gusht 2019-Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra e Gjilanit ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit me përvoj Ylli Shameti.
Në zyret e Sport Club Gjilani, sot futbollisti nga Gjirokastra ka hedhur firmën e bashkëpunimit një vjeçar, e cila do ta veshë mbrojtësin me ngjyrat kuq e bardhë, për edicionin 2019/20 garues në Ipko Superligë.
Ylli Shameti, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati Shqipëtar, më saktësisht nga skuadra verilindore e Kukësit, ku kishte qëndruar për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpallje një herë kampion,duke fituar dy kupa dhe një superkupë të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tijë futbollisti i lartëpërmendur përpos Kukësit, kishte mbrojtur ngjyrat edhe të shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, sikurse ajo e vendlindjes së tijë Luftëtari, Besa e Kavajës e skuadrave të tjera nga “Superirorja”.
Gjirokastriti, fitues i katër trofeve me Kukësin, përvoj ka edhe në arenën ndërkombëtare, me ç’rast ai kishte bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e Uefa-s, me skuadrën kuksiane.