Sot, (me 27 nëntor 2022), në fshatin Pozharan, në pranin e shumë qytetarëve të Pozharanit, komunës së Vitisë dhe viseve të tjera të Kosovës është zbuluat pllaka përkujtimore e Mulla Ibrahim Kurteshit, i cili në vitin 1912, në fshatin Sojevë, ra heroikisht në përballje të armatosur me ushtrinë okupuese serbe.
Me këtë rast për rezistencën shqiptare, betejën e Sojevës dhe Mulla Ibrahim Kurteshin foli: Hysen Terziu, autor i disa librave që kanë trajtuar rezistencën shqiptare të Anamoravës, me këtë rast ai tha se në vitin 1912, në Sojevë, vullnetarët shqiptarë zhvilluan një betejë heroike edhe pse numri i vullnetarëve shqiptar ishte shumë herë më i vogël se i ushtrisë serbe, të vendosur që të luftojnë deri në fishekun e fundit, pa i lëshuar istikamet, heroikisht në ketë beteja ranë:
Mulla Ibrahim Kurteshi nga Pozharani Bali Smira e Zukë Zuka nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova, kurse u plagos Mulla Agushi nga Pozharani.
Për rezistencën shqiptare në përgjithësi, betejën e Sojevës dhe Mulla Ibrahim Kurteshin folën edhe Abdyl Bajrami, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës për Komunën e Vitisë, Fisnik Zuka, në emër të fshatit Pozharan dhe Sami Kurteshi në emër të familjes Kurteshi.