Të rinjët e Zhegrës kanë realizuar aksionin e fundit për këtë vit duke shënuar festën e fundvitit me këngë e valle, me dhurata e befasia të tjera.
Mbi 330 dhurata, këngë e valle, maskota e lojëra të ndryshme për fëmijë, çaja e verë të nxehtë për prindërit. Në këtë mënyrë të rinjët e fshatit Zhegër kanë përmbyllur një vit të sukseshëm e me plotë aktivitete.
Kujtojmë se ky grup i të rinjëve ka pasur një sërë nismash e aksionesh këtë vit. Ata kanë siguruar 170 çanta e mjete të tjera përcjellëse për nxënës, mbi 100 këpucë e 30 jakne për fëmijët në nevojë, ndërsa aksione të tilla kanë premtuarnë vazhdimësi. Ata kanë falenderuar donatorët e sidomos mërgimtarët që mbështesin në vazhdimësi aksionet e tilla.