Gjilan

Rikujtim: Nesër (10.12.2024) në konsultim publik Rregullorja për Transparencë e Komunës së Gjilanit dhe Plani i Veprimit për Transparencë 2025-2028

Njoftim për konsultim publik

Për: Rregullorja për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Plani i Veprimit për Transparencë 2025-2028

Datë: 10.12.2024

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan

Ora: 10:00

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Ftoheni të merrni pjesë në dëgjimin publik për Rregulloren për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Planin e Veprimit për Transparencë 2025/2028.

Kjo Rregullore përcakton rregullat që sigurojnë transparencë në punën e organeve komunale, kryetarit të komunës, drejtorive, Kuvendit, trupave të Kuvendit, si dhe mekanizmave të tjerë ligjorë. Po ashtu, ajo përcakton rregullat, parimet dhe format e përfshirjes së qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në proceset vendimmarrëse.

Ky Plan i Veprimit për Transparencë synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale llogaridhënëse dhe transparente, të hapur për qytetarët dhe shoqërinë civile në të gjitha proceset vendimmarrëse. Përmes Planit, do të promovojmë konceptin e demokracisë së drejtpërdrejtë lokale, me qëllim që politikbërja të bazohet në argumente, fakte dhe të dhëna reale.

Plani është një dokument strategjik komunal, i hartuar në përputhje me orientimet e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale dhe aktet juridike përcjellëse të nivelit qendror që promovojnë qeverisjen transparente.

Të gjitha komentet dhe propozimet tuaja mund t’i dërgoni edhe përmes postës elektronike (e-mail) në adresën: [email protected].

Ju mirëpresim!

https://kk.rks-gov.net/…/konkurset-njoftimet/njoftimet
https://kk.rks-gov.net/gjilan/gjilani/konsultimet-publike

You Might Also Like