Futboll

Ish-lojtari i Dritës, Almir Ajzeraj nënshkruan për Dinamo City në Shqipëri

Ish-sulmuesi i krahut të djathtë te FC Drita, Almir Ajzeraj ka nënshkruar për klubin Dinamo City në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur përmes një fotoje, ku Ajzeraj shihet duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e ekipit  Dinamo City.

Pas 6 viteve e gjysmë te FC Drita, Almir Ajzeraj është përshëndetur me ekipin bardh e kaltër nga Gjilani, duke qenë pjesë e sukseseve të mëdha të këtij klubi me të cilin ka festuar tre tituj kampioni dhe një herë superkupën./kryelajmi.com/.

You Might Also Like