Sportet luftarake

Klubi i Xhudos Gjilani shumë i suksesshëm në Kroaci

Në një garë të fortë të mbajtur në Kroaci, Klubi i Xhudos Gjilani ka arritur një sukses të madh. “Kroacia 2026” ka mbledhur mbi 800 garues nga pesë shtete, nga Italia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia e Kosova dhe për të gjithë garuesit ishte një sfidë e vërtetë, ngase konkurrenca ishte e jashtëzakonshme.

Vajzat nga Gjilani nuk u trembën nga kjo konkurrencë, por me një karakter të fortë i dolën të rrëmbejnë medalje. Kështu Agnesa Berisha, zuri vendin e parë dhe vendi i dytë, Isra Halimi – vendi i dytë dhe vendi i tretë, Sumeja Ramadani – vendi i tretë. Ato garuan në dy kategori dhe arritën rezultate maksimale, duke treguar mentalitet fitues e zemër kampioni.

Trajnerët Ibraim Hasani dhe Esat Selimi thanë se do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë me këto vasha për të arritur rezultate edhe më të mëdha, kurse një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Anton Cena për mundësimin e pjesëmarrjes në këtë garë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like