Zgjedhjet në nivel qëndror po afrohen, kurse subjektet politike kanë nisur përgatitjet për to. Ndër to, AAK ka shtuar aktivitetet edhe në diasporë. Kështu në Gjermani, dega e AAK në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, sot mbajti mbledhje me kryesinë e Degës së AAK-së për Mein Kinzing Kreis, Landi Hessen.
Takimi u mbajt në zyren qëndrore të AAK-së në Fulda të Gjermanisë.
“Bashkëbiseduam për shtim të aktiviteteve dhe mobilizim të përgjithshëm për zgjedhjet e 9 shkurtit, me bindje se Aleanca do të rritet dhe fuqizohet edhe më shumë si rezultat i angazhimit edhe të bashkatdhetarëve”, ka thënë Ukë Blakaj, kryetar i degës për Gjermani.