Mënyra se si raporton kryetari i Komunës së Gjilanit dhe vendi ku raporton, është ikje nga llogaridhënia dhe injorim i organit më të lartë të Komunës, Kuvendit.
Një kryetar i përgjegjshëm për punën e tij raporton në Kuvendin e Komunës para të zgjedhurve të qytetarëve, domethënë para anëtarëve të Kuvendit të cilët natyrisht se kanë me thënë diçka. Meqë Gjilanin e udhëheq një mentalitet çoroditës politik, arrogant e i papërgjegjshëm, raportimi jashtë institucioneve bëhet normal.
Lidhja me qytetarin bëhet përmes premtimeve ndërsa mbahet përmes realizimit të tyre. Kjo lidhje është shkëputur menjëherë dhe sot e kemi Gjilanin komunën më të pa zhvilluar në Kosovë prandaj edhe ikin nga llogaridhënia, ikin nga secila përgjegjësi përmes injorimit dhe arrogancës.
Mandati do të përfundoj dhe secili do të dal serish para qytetarëve për të kërkuar besimin por edhe për t’iu dhënë llogari për shumë tema. Gjilani nuk e meriton këtë degradim!