AAK-së në Gjermani nga sot i është shtuar nëndega për Bavari Regensburg.
Në takim morën pjesë gjenerali i luftës çlirimtare Lahi Ibrahimaj, kryetari i Degës së AAK-së për Bavari Selim Hoti, Fadil Krasniqi si dhe anëtarë të tjerë strukturave partiake.
Kryetarit të kësaj nëndege Ilir Rasaj, nënkryetares Zoje Ademi, sekretarit Nexhat Gashit dhr koordinatoit Fadil Krasniqi i uroj suksese.
Gjatë fjalimit vlerësova se si rezultat i vizionit të qartë politik të kryetarit Ramush Haradinaj dhe punës së palodhshme të gjithë neve, AAK-ja në Gjermani po bëhet adresë, besim dhe shpresë për t’u organizuar për të kontribuar për proceset politike, ekonomike, kulturore e sportive në Kosovë, për të kontribuar për familjarët tanë, të cilët jetojnë në Kosovë.
Ndër të tjera shfaqa bindjen që si rezultat i kësaj pune, AAK- ja do të shtrihet e zgjerohet edhe në shumë qytete të Gjermanisë.
Poashtu, theksova se vetëm të organizuar e të bashkuar mund të jemi vlerë e shtuar për AAK-në, për Kosovën dhe për qytetarët e saj.
Ukë Blakaj, kryetar i AAK për Gjermani






