Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon të forcohet në Gjermani. Këtë e thekson edhe Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani, i cili së bashku me anëtarët e Kryesisë së Degës së AAK-së për Bayern, të prirë nga kryetari Selim Hoti, kanë bashkëbiseduar për zgjerimin, rritjen dhe fuqizimin e AAK-së në Gjermani.
“I falënderova për angazhimin dhe u zotuam për krijimin e degëve dhe nëndegëve të reja në Gjermani”, thëksoi Ukë Blakaj, kryetar, i cili ka shtuar se më pas kanë vizituar firmën “Kroni GmbH”, të cilin e udhëheq me sukses miku i tij, aktivisti i palodhshëm i AAK-së, Ilmi Mustafa.