OPINION

Agimi Ramadani apo Hasan Prishtina i kohërave moderne

Nga: Izmi Zeka –

Historia ec pa u ndalur. Atë se ndalin as betejat, luftërat e pareshtura, mund të thuhet se vetëm pasurohet. Pak do të kishin rëndësi datat, emrat etj, pa të bëmat e njerëzimit, pa madhështinë e tyre, sakrificën, luftën deri në flijim. Ky portret e bënë më të lavdishëm figurën e heronjve e pajis historinë me ngjarje, lavdi deri në frymëzim për jetë më të mirë. Kësaj historie dhe atë të lavdishme i futet në brendësinë e saj strategu, ideologu, poeti i dhimbjes tani heroi i kohërave moderne Agim Ramadani apo KATANA. Sot i bënë 54 vite. Kur përmendet Agimi menjëherë memoria ik te kufiri shqiptaro-shqiptar, te lufta heroike e djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. As poetët më të mëdhenj nuk do ta arrinin të preknin lirinë sikur që Agimi e preku me vargjet e tijë “Mu shtershin sytë nëse pushoj/ Lirinë tënde me ëndërrue/ Mallkue qoftë gjaku im/ Nëse m’vrasin pa luftue.” Agimi apo Hasan Prishtina i kohërave moderne prehet i qetë. Atë mund ta gjesh kudo, në libra, shtatore, pllaka përkujtimore, buste, mund ta gjesh aty ku historia fillon me lirinë e Kosovës

You Might Also Like