Teatër

Aktorit Avni Shkodra drama “Djalli i Tasmanisë” i përkthehet në turqisht

Anëtarit të Varg e Vi-së, Avni Shkodrës, i përkthehet drama në turqisht
Drama “Djalli i Tasmanisë”, me autor, anëtarin e Varg e Vi-së, Avni Shkodrën, u përkthye nga gjuha shqipe në gjuhën turke, në kuadër të programit “Regional Network for Cultural Diversity”, i përkrahur nga Bashkimi Evropian, ku do të prezantohet në këtë muaj edhe në Turqi, bashkë me Drejtorin e organizatës, Migjen Fazliun. Këtë të shtunë, me Klubin e Leximit në Bibliotekën Ndërrajonale “Fan S. Noli” në Gjilan, do të jetë pjesë e diskutimit me lexuesit. Kjo është një përpjekje e Varg e Vi-së në nxitjen e leximit të dramave, shqyrtimin kritik të dramës shqipe dhe nxitjen e autorëve të rinj për shkrimin e dramës shqipe.
Avni Rudaku

You Might Also Like