Vizitë tek fermeri Muhamet Shala, një ndër fermerët më të mëdhenj të komunës nga fshati Ponesh, i cili është përfitues i subvencionimit të qumështit
me 8 cent për litër, dhe i njejti për 6 muaj ka realizuar 35,840 litër prodhim të qumështit.

Muhameti do të përfitonte subvencion prej 2867€, ndërkaq rregullorja komunale për subvencione në bujqësi nuk lejon të tejkalohet shuma prej 1500€ për një fermer. Si rrjedhojë, ne kemi iniciuar kërkesë në Kuvendin Komunal për shqyrtimin e rregullores dhe mundësinë e rritjes së kësaj shume.
Në fermën e familjes Shala, mbarështohen 30 krerë lopë
dhe punohen mbi 100 hektar të mbjellura, 86 hektar me grurë
dhe 20 hektar me misër
.



Ne jemi të lumtur që kemi fermerë të tillë, të cilët me punën e pandalshme të tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës e vendit tonë.