Në pritjen që kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot për ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, i cili shoqërohej edhe nga përfaqësuesja e Odës Ekonomike të Austrisë në Kosovë, Vjosa Huruglica dhe bashkëpunëtor të tjerë, njëzëri thanë se bashkëpunimi mes dy institucioneve të Komunës në këtë rast dhe Ambasadës, do të jetë gjithnjë e më të shpeshta e konkrete në fusha të ndryshme, si në projektet kapitale, në fushën e Bujqësisë, në Arsim, por edhe në bashkëpunimin që është krijuar përmes Partneritetit Publik dhe Privat.
“Komuna e Gjilanit edhe gjatë të ardhmes do të jetë bashkëpunuese e fuqishme me Ambasadën e Austrisë në Kosovë dhe përmes saj edhe me shtetin mik të Austrisë. Jemi të angazhuar në disa programe dhe projekte të përbashkëta që janë mëse të domosdoshme për qytetarët e Gjilanit. Programi “Soft Loan”, pastaj bashkëpunimi në bujqësi dhe arsim, Partneriteti Publiko Privat, janë vetëm disa fusha në të cilat jemi së bashku për kushte dhe jetë më të mirë për qytetarët e Komunës së Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka falënderuar Ambasadorin për bashkëpunimin e deritashëm, por edhe për angazhimet tjera në të ardhmen si dhe për gatishmërinë e tij që projekte kapitale të të rëndësishme për një regjion të tërë të orientohen kah Gjilani si një Komunë e cila ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë.
E nga ana e tij Ambasadori Austriak, Gernot Pfandler, ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë të një qyteti, kur kemi parasyshë një Komunë e cila është duke bërë ndryshime të mëdha në jetën e qytetarëve të saj në përgjithësi për një të ardhme largë më të mirë se sot.
“Falënderim i veçantë për përkrahjen që i është dhënë iniciativavës së Ambasadës e posaqërisht mbështetja e kryetarit të Komunës për projektin e PPP-së. Së bashku do ta bëjmë shembullin më të mirë të partneritetit në Kosovë. Gjithashtu tashmë Austria dhe Kosova do të jenë në një marrëveshje afatgjate sepse “Soft Loan”, rregullimi i shtratit të lumenjëve dhe rrjetit tjetër të kanalizimit por dhe projekteve në fusha të tjera si në arsim dhe bujqësi”, ka thënë ai ndër të tjerash.
Ambasadori Pfandler, ka pohuar gjithashtu edhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të tjera gjatë të ardhmes krahas këtyre programeve dhe projekteve në të cilat është e përfshirë drejtëpërdrejtë qeveria e Austrisë apo kompani të fuqishme nga shteti Austriak.