Futboll

Ambasadori Bajrami viziton ekipin në Luksemburg

Shkëlqesia e tij, z. Agron Bajrami, Ambasador i Kosovës në Belgjikë, ka vizituar ekipin në prag të ballafaqimit ndaj ekipit vendas të Progres Niederkorn në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Bajrami ka ofruar mbështetje për ekipin gjatë qëndrimit në Luksemburg, teksa ka uruar edhe për një paraqitje sa më dinjitoze në ballafaqimin e së enjtes.
Ndërkaq, menaxhmenti i klubit ka mirëpritur vizitën dhe mbështetjen e ambasadorit Bajramit, duke i dhuruar emblemën e klubit me simbole shtetërore dhe fanellën zyrtare.
Ambasadori Bajrami u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të cilët jetojnë në Luksemburg që ta mbështesin ekipin e Gjilanit në përballjen e së enjtes mbrëma ndaj ekipit Progres Niderkorn.
Klubi mirëpret tifozët dhe konfirmon se ka siguruar edhe pjesën e tribunës në të cilën do të vendosen në ditën e ndeshjes.

You Might Also Like