Ndryshe nga vitet e mëparshme, sivjet të gjithë maturantët e Kosovës testin e maturës do ta paraqesin në mënyrë elektronike, nëpërmjet platformës ekosova. Mirëpo, shumë maturantë kanë hasur në vështirësi në regjistrimin në këtë platformë, andaj nuk ia dolën që të regjustrohen brenda afatit, që ishte 10 qershori deri në orën 24.
Prindërit e nxënësit përpjekjet e tyre për t’u regjistruar në platformën ekosova nuk i kanë ndalur edhe pas orëve të mesnatës, atëherë kur konsideruan se rrjeti është më pak i ngarkuar, por që dhjeta sish nuk ia dolën të regjistrohen.
Duke e parë këtë situatë, në Ministrinë e Arsimit, sektorin gjegjës, kanë marrë vendim që afati për regjistrim të zgjatet edhe për dy ditë, pra deri më 12 qershor, ora 24.
Në bazë të një udhëzimi të lëshuar, të gjithë koordinatorët komunalë janë njoftuar se për shkak të vështërsive që kanë disa nxënës për paraqitjen e maturës shtetërore është vendosur që afati i paraqitjes së matures të shtyhet deri më 12 qershor 2024 ora 24:00,ndërsa koordinatorët aprovimin duhet të kryejnë deri më 13 qershor 2024, ora 14:00.
Kjo informatë u është shpërndarë të gjithë koordinatorëve të shkollave të mesme të Kosovës.