Futboll

Arben Zeqiri zbulon se nga kush e ka marrë noflkën“Shnajderi i Kosovës”

Sinqeriteti i Zeqirit, zbulon se nga kush e ka marrë noflkën“Shnajderi I Kosovës”
Analisiti i rregullt i sportit e veçmas i futbollit, Arben Zeqiri, njëherit edhe trajner futbolli për gurpmosha të reja si dhe padagog shumëvjecar i lëndës së Edukatës Fizike në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, me sinqeritet dhe modesti të lartë, pa kurrëfarë hezitimi, pas një kohe relativisht të gjatë, ka zbuluar në realitet, se kush ia kishte vënë për herë të parë nofkën “Shnajderi I Kosovës” në futboll.
Arben Zeqiri, për shumë vjetë ka djerësur fanellën e Gjilanit dhe për një edicion të plotë, atë të Dritës. Përpos aftësive të tij, prej një futbollisti modern, sa ishte aktiv, ai kishte një lexim dhe vizion të shkëlqyer të lojës, menaxhonte mirë topin me teknikë dhe finesa të theksuara, harkonte dhe krosonte për mrekulli, përbironte topin në mbrojtjen e pamundur e të çeliktë të kundërshtarëve të tij në fushën e blertë dhe gjuatjet e lira i ekzekutonte me një mjeshtri të rrallë.
Aktualisht, sot Zeqiri, konsiderohet si një nga analistët më të mirë në vend, për faktin, se kishte një karrierë të ndrtishme prej futbollisti, duke i kaluar të gjitha grupmoshat, e mbi të gjitha është një sportist që në vazhdimësi lexon dhe eskploron dhe nuk është rastësi që ka një oratori dhe formulim të logjikshëm të të menduarit.
Më poshtë, po japim një video dhe një shkrim të mëhershëm origjinal të nofkës së parë të Zeqirit.
https://www.facebook.com/klan.fm/posts/180530321157326

You Might Also Like