Trajneri i Dritës, shkupjani Ardian Nuhiu, ka thënë se ekipi i tij ka besuar fuqishëm se do të kalojë pengesën e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Inter Turku.
Drita kishte humbur ndeshjen e parë në Finlandë 1-0. Mirëpo, sonte në Fadil Vokrri të Prishtinës ka arritur të përmbysë gjithcka falë një paraqitjeje vendimtare të Arbnor Mujës, që asistoi te i pari dhe shënoi dy herë më vonë për përfundimtaren 3-0, që siguroi rrethin e dytë kualifikues për gjilanasit, nënkampionë aktual të Kosovës.
“Për mua ndeshja e parë më ka dhënë besim që do të mund të luanim një ndeshje të tillë si sonte. Humbëm atje nga një episod edhe pse krijuam. Por kishim besim të fuqishëm. Fitoren ua kushtojë “Intelektualëve” që kanë mbështetur skudarën për 90-minuta, ndërsa më meritorët janë futbollistët, që besuan fuqishëm. Pos që fituam, nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikojë portën asnjëherë. Prej tash nisim të mendojmë për rivalin e radhës dhe nuk do të ndjehemi inferior edhe pse Antëerpeni ka cilësi,” ka thënë Nuhiu pas fitores dhe kualifikimit të Dritës tutje në Ligë të Konferencës.