Si duket ajo thënia e njohur se “Molla pikë ndër mollë”, ka ardhur në shprehje te ky talent i futbollit, pra te Ardonit Kukën nga Pozharani, 15 vjeqar. Një emër i ri i futbollit që po vjen, por që padyshim se emri i tij si futbollist do të jehon larg ,shumë larg.
Padyshim për këtë djalosh nga qyteza e Pozharanit Komuna e Vitisë që sapo i ka mbushë 15 vjet, është një talent i madhë i lojës së futbollit.por ka dhunti për lojën më te popullarizuar në botë. Ky talent i futbollit, si duket ka marr ma të mrn e mundëshme nga babai i tij Bashkim Kuka,që ishte futbollist i spikatur dhe realizator i njohur i golave në KF “Vllaznia” të Pozharanit.
Ardoniti, pasi morri hapat e parë te Shkolla e futbollit e Vllaznisë nën përkujdesjen e babait, fillimisht për disa kohë ka stërvitet përkushtim dhe dhe ka luajtur në klubin e futbollit ”Vizioni” të Ferizajt ku në grupmoshat e këtij klubi tashmë është realizator i parw, ku vetem në 5 ndeshje ka reaalizuar 15 gola kurse deri tash ka shënuar 32 gola. Ardoniti ka ambicie të mëdha që një ditë të luajë në kubet e mëdha evropiane.
Ardoniti, ka lëvizje të shpejta dhe shumë herë është i pakapshëm për mbrojtësit rival si qendersulmues i spikatur. Shumë herë portierët i fut në pozicionin mat, për faktin se goditjet e tija mjeshtërore vështirë edhe mbrohen. Jo vetëm me lëvizje por edhe mënyra se si e kontrollon topin dhe godet, shumëkënd e lë të habitur.
“” Ai ka dashuri të zjarrtë për lojën e futbollit, është i përkushtuar shumë në përsosjen e teknikës dhe në rritjen e shpejtësisë së tij”, shprehet babai i tij, ish futbollisti i “Vllaznisë “ Bashkim Kuka. Sipas tij tashmë Ardoniti është bërë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës U -15 e lojrat e tij dhe talenti i tij, u ka ra në sy edhe ekspertve të klubeve evropiane ku edhe është synimi i tij që të luaj në ndonjë klub të madhe evropian si në Zvicërr, Gjermani apo edhe diku tjeter . Ardoniti , vjen prej një familje sportistësh dhe ju është mirënjohës prindit të tij, Bashkimit , që e ka shtyrë dhe motivuar deri në pikën e fundit. Siç thonë edhe disa nga bashkëfshatarët e tij dhe bashkëlojtarë, Ardonti, është i lindur për futboll dhe veprimet që i bënë ai, vështirë që mund t’i bëjë edhe ndonjë futbollist me përvojë të madhe.
“Ideja për futboll ka qenë e gatshme në familje! Babai im (Bashkimi) ishte një lojtar shumë i mirë sikur edhe Xhaxhai i babait tim Avdullahu që ishte një portier cilësor ” thotë Ardoniti. Qysh i vogël kisha synim futbollin, ndërsa babai im me motivonte, të vazhdoja tutje. Edhe më shumë i falënderohem Zotit që me ka dhënë shëndetin dhe talentin.
Talenti im është vërejtur nga trajneri i klubit të “”Vizioni”” ku deri sivjet kamë ushtruar kurse tani ushtroj në Akademinë e futbollit të Vllaznisë kuu është ktyyer dhe punon me përkushtim babai im Bashkimi thotë Ardoniti.tani, ushtrimet i vijoj në këtë klub dhe luaj aty ne perkujdesje edhe te babit Bashkimit.
. Ardoniti, është i fokusuar në punë dhe të arrin suksese me “”Vllazninë’për grup-moshat e reja.Por synimi dhe dëshira ime është që sa më parë të kaloj te ndonjë klub i madhe evropian ,ka thënë Ardoniti të cilit i uruam sukses në karierë. Aziz Zuka
Foto: tri foto Ardonit Kuka,futbolllist i talentuar ne ardhje