KRONIKË E ZEZË

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Arrestohen nga Policia në Gjilan dy të dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

28 dhjetor 2021 Gjilan

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga stacioni policor në Gjilan në orët e mbrëmjes së datës 28 dhjetor 2021, kanë realizuar urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata në Gjilan në dy lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, në dy lokacione të ndara ku dyshohej për veprimtari të kundër ligjëshme të lojërave të fatit , në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

Në lokacionin e parë gjatë kontrollit janë gjetë:

1. Një telefon IPHONE, në të cilin ishte i instaluar programi për lojëra te fatit ON-LINE.

2.Para te gatshme ne vlere prej:300 euro (tre qind euro).

Në lokacionin e dytë gjatë kontrollit janë gjete dhe konfiskuar :

1. Dy telefon njëri IPHONE, e tjetri SAMSUNG ULTRA 20 në të cilin ishte i instaluar programi për lojëra te fatit ON-LINE.

2.Para te gatshme ne vlere prej rreth :300 euro (tre qind euro).

Me urdhër te prokurorit te shtetit për krime te përgjithshme ne Gjilan, rastet veç e veç janë klasifikuar “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

Dy të dyshuarve me vendim te prokurorit të çështjes u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

You Might Also Like