Duke e parë se punimet në Shkollën e Mesme të Ultë “Rexhep Elmazi” nuk po ecin sipas dinamikës së paraparë nga operatori, një grup mësimdhënësish në krye me drejtorin e kësaj shkolle, Nevzat Nevzati, kanë ndihmuar dhe kontribuar që disa punë të kryhen, duke mos e kursyer veten, pavarësish ditë vikendi, që ka qenë.
Sipas këtyre mësimdhënësve, kjo nismë është marrë për faktin, që zhvillimet e punimeve të përfundojnë sa më shpejtë, në mënyrë që prej janarit kjo vatër e diturisë të jetë e gatshme për mësim. Siç dihet që nga korriku kjo shkollë është në renovim, teksa një pjesë e madhe e nxënësve mësimet i mbajnë në Shkollën e Mesme të Ultë “Selami Hallaçi”.