Viti

Asambleja e Vitisë punoi në interes të qytetarëve

Në përmbyllje të këtij viti ditët e të cilit janë dujke u afruar, Naim Pira, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka mbajtur të marten një konferencë për shtyp ku i ka njoftuar gazetarët mbi punën njëvjeçare të Kuvendit Komunal të Vitisë dhe të komiteteve të saj.

Gjatë kësaj konference ai bëri me dije edhe mbi dokumentet të cilat janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, duke falënderuar të gjithë këshilltarët e këtij Kuvendi pa dallime për siç tha ai bashkëpunimin e mirë që është në interes të qytetarëve vitias.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në konferencën për shtyp ndër tjerash bëri me dije se Kuvendi Komunal i Vitisë gjatë këtij viti në 12 seanca të rregullta ka aprovuar 8 rregullore si dhe 35 vendime.

“ Te gjitha vendimet, rregulloret e miratuara nga ana e kuvendit komunale, nga ana e departamentit Ligjore te MAPL, janë shpall te ligjshëm prandaj më lejoni qe te falënderoj ne rend te pare kryetarin dhe stafin e tije për atë se kanë sjellë propozim vendimet qe kane qen ne harmoni me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, gjithashtu falënderoj te gjithë asamblistët pa dallim partie politike për përkushtimin dhe kulturën e treguar gjate debateve dhe miratimeve te këtyre akteve qe ne një mënyrë kane avancuar demokracinë lokale.”u shpreh Kryesuesi Pira. Ai përmendi edhe raportin e Mozaikut të Kosovës i cili ishte publikuar gjatë këtij viti ku bëhet një vlerësim mjaft pozitiv për asamblenë komunale të Vitisë.

“Duke pasur parasysh raportin e shumë organizatave te ndryshme e posaçërisht raportin e UNDP, Mozaikut te Kosovës, i publikuar ne këtë vit i cili ka matë kënaqeshmerin nga ana e qytetarëve për punën e instucioneve te ndryshëm ne Kosove ne këtë raste edhe ne kuvendi komunal te Vitisë, ky raport i kuvendit komunale te Vitisë e radhit nder vendet e para ne Kosovë përkatësisht ne komunat e lindjes në vendi e parë me një kënaqeshmeri prej 76.9%.” tha Pira. Gjatë kësaj konference për shtyp ai u përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve si dhe në fund falënderoj të gjithë ata që kanëbashkëpunuar me Kuvendin Komunal të Vitisë, duke filluar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorët e drejtorive, organizatat jo qeveritarët, mjetet e informimit dhe të gjithë donatorët të cilët kanë bashkëpunuar me këtë Kuvend Komunal.Aziz Zuka

You Might Also Like