Në seancën e sotme të Asamblesë Komunale të Gjilanit, kryesuesi e deritashëm Arianit Sadiku është shkarkuar pasi këshilltarët komunalë i morën votëbesimin.
Në një seancë tjetër, që është udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, këshilltari më i vjetër është kërkuar që të zgjidhet kryesuesi i ri, por që nuk u arrit të zgjidhet ngase pati vetëm një të propozuar e sipas statutit të Komunës duhet të jenë tre të propozuar. LDK si partia më e madhe në Asamble nuk e propozoi askënd, ngase siç u shpreh shefi i tyre, Abdyl Aliu ata do të mbeten opozitë konstruktive, derisa as VV e as PDK, AAK nuk dhanë ndonjë propozim. Lëvizja Vatra, që përfaqësohet me një këshilltar ka propozuar këshilltarin e saj Kushtrim Kadriu, por statuti thotë se duhet të jenë tre të propozuar, andaj Ismajl Kurteshi e ndërpreu seancën.
Këshilltarët e LDK-së këmbngulën se herën e kaluar, kur Arianit Sadiku ishte zgjedhur kryesues kishte patur vetëm dy të propozuar e si u bë që tashti kërkohen tre, por këshilltari më i vjetër Ismajl Kurteshi tha se përderisa që ai të jetë kryesues nuk do të lejojë që të shkelet statuti i komunës.
Mbledhja tjetër e Kuvendit pritet të vazhdohet javën tjetër./kryelajmi.com/.