Shkruan: Refik HASANI
Aq shpesh është përmendur vetëm në kohë zgjedhje ndërtimi i kësaj autostrade sa që është bërë tepër. Po mbetemi me shpresë që nuk do të jetë sikur zhagitja dhe neglizhimi e zgjidhja e problemit të Lumit Mirusha dhe ujerave të zeza në përgjithësi në Gjilan për dy dekada.
Gjilani si qendër Rajonale e ka infrastrukturën më vjetër në gjithë Kosovën, rrugën si për Prishtinë apo Ferizaj e mos të flasim nga Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva për Gjilan. Anamorava është një trekëndësh kufitar që lidh Medvegjën, Bujanocin e Preshevën në njërën anë sikur me Likovën dhe Kumanovën.
Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 Tetor 2021, u përdor nga Kryetari që ishte Deputet, Ministër, Shef i Gropës Parlamentare dhe rruga Gjilan-Prishtinë as nuk është përmënuar as nuk filloi së ndërtuari Autostrada dhe kështu Gjilani, në njëfarë mënyre po e merr në qafë edhe Kamenicën, Medvegjën, Bujanocin, Preshevën edhe Likovën dhe Kumanovën.
Legjislatura e zgjedhjeve Parlamentarë të datës 14.02.2021, dhe zgjdhjet për Kryetar të komunës së Gjilanit, besojmë se nuk do të mbetët vetëm ,,kartë zgjedhore’’, dhe Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul do fillon dhe përfundon si realitet projekti më kapital për Gjilan, Anamoravë dhe trekëndëshin kufitar.
Deri në përfundim të Autostradës nga Gjilani në drejtim të Prishtinës dhe Ferizajit, urojmë të mos vazhdon të mbetet si një kartë, por vërtet të mbyllet kjo Autostrade.