Ballkani dhe Drita janë ndalë pa gola në ndeshjen derbi të zhvilluar këtë të dielë në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.
Në një ndeshje pa shumë raste, të dy ekipet kanë luajtur kujdeshëm, duke pritur gabimin e kundërshtarit, gjë e cila nuk ndodhi.
Drita ka patur rast të mirë shënimi nëpërmjet Xhevdet Shabanit, por që gjuajtja e tij e furishme shkoi mbi portën e portierit të Ballkanit Lulanoviq.
Në një rast tjetër të mirë, pas një kundërsulmi lojtari i Dritës Haxhimusa u ndal në mënyrë të palejueshme, kurse lojtari i Ballkanit, që u ndëshkua me kartonin e verdhë u desh të lëshojë lojën dhe Ballkani mbeti me një lojtarë më pak në fushë.
Mirlind Daku i Ballkanit pati rast të mirë në minutën e fundit, por topi preku rrjetën e jashtme, derisa Drita ka mundur të fitojë krejt ndeshjen në kohë n shtesë, kur portieri Lulanoviq shpëtoi gol të sigurt, duke e nxjerr topin nga këndi.
Në fund Ballkani – Drita 0:0.