Kamenicë

Banorët e brezit kufitar ndajnë mirënjohje për ata që ruajnë kufirin

Për ndër të 14 Shkurtit , shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Bashkësia lokale ndan mirënjohje për Komandën e Policisë së Kamenicës. Po ashtu ndan mirënjohje për nën Togerin të Policisë regjionale Gjilan, Shaban Azizi si dhe komandës rajonale të Gjilanit , si dhe për Prokurorinë e shtetit Gjilan. Po ashtu mirënjohje janë ndarë edhe për pjesëtarët e KFORIT. Në emër të Bashkësisë lokale , jemi shumë mirënjohës për këto institucione , veçanërisht për KFORIN dhe për Policinë e Kosovës. Pa ndihmën e këtyre institucioneve është e pamundur jetesa në Brezin kufitar. Përzemërsisht Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë u jemi mirënjohës shumë për kontributin e dhënë vazhdimisht që nga viti 2001 e deri më sot ku Serbia pretendon shkëputjen e kësaj pjese të territorit për banorët e Brezit kufitar. Kontributi i dhënë e dëshmon se KFORI dhe Policia e Kosovës kanë dhënë maksimumin për ruajtjen e territorit të kësaj pjese.

You Might Also Like