“Pjesa e parë ishe i nivelizuar, por në pjesën e dytë ne humbëm paksa ritmin. Nuk dua të ndalem shumë te loja, sa në nivelin organizativ dhe kjo gjë është e patolerueshme. Federata e Futbollit e Kosovës duhet ta dijë që nuk janë vetëm dy klube në Superligë, Gjilani dhe Drita, por janë edhe dhjetë ekipe të tjera. Kështu siç po shkon kampionati, atëherë rrezikon të ndërpritet. Unë pas ndeshjes pashë teksa goditeshin arbitrat në formë të dhunshme. Komoditeti i tepërt që u kanë premtuar atyre nga dikush ka bërë që të vjen deri te kjo gjendje”, deklaroi Tahir Batatina.
Ai gjithashtu foli edhe për objektivat e skuadrës së tij, teksa mbetet optimist se mund ti arrijnë ato.
“Jemi brenda objektivave pasi që jemi katër pikë larg kreut të tabelës dhe do të luftojmë deri në fund”, përfundoi Batatina.
Edhe në kuadër të javës së dymbëdhjetë Llapi do të jetë në cilësinë e skuadrës mysafire pasi që udhëton drejt “Ferki Aliut” të Vushtrrisë për tu përballur me Llapin.