Një ditë i është dashur KF Drita për të gjetur trajnerin e ri pas dorëheqjes së Milaim Zuzakut, i cili nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas barazimit me Flamurtarin dhe kishte ofruar dorëheqje.
Ekipi i Dritës nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka potencuar se ka gjetur kryetrajnerin e ri e ky është Bekim Isufi, i cili edhe në të kaluarën kishte udhëhequr ekipin gjilanas.
“Drejtuesit e klubit bardhë e kaltër Feti Murseli dhe Fisnik Kërqeli kanë zyrtarizuar marrëveshje që timonier i klubit ne vazhdimësi deri ne vitin 2019 te jetë Bekim Isufi. Prezantimi zyrtar të bëhet në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftim.