Futboll

Besnik Krasniqi huq dy penalti, Drita mbetet duarthatë

FC Drita ka pësuar humbje me rezultat 1:0 ndaj Malishevës në Stadiumin “Liman Gega” në Malishevë, mirëpo edhe më tej vazhdon të mbetet në pozitën e parë si pretendenti kryesor për titull kampioni, derisa për Malishevën kjo ishte një fitore e madhe me të cilën është shumë afër që të luaj në Evropë në Ligën e Konferencës.

Vendasit e nisën më mirë lojën dhe ia dolën që të shënojnë nëpërmjet Besnik Feratit në pjësën e parë.

Pas golit të pranuar Drita ishte ekip shumë më i mirë në fushë dhe pati disa raste të mira shënimi e ndër to pati edhe dy penalti dhe që të dyja i huqi mbrojtësi Besnik Krasniqi.

Në penaltinë e parë, të cilin e gjuajti në të djathtë, portieri i Malishevës Ilir Avdyli e lexoi qëllimin e mbrojtësit të Dritës, derisa në penaltinë e dytë krejt në fund të ndeshjes Besnik Krasniqi e ndërroi anën, tash gjuajti në të majtë, por brenda kornizës së portës, por drejt në shtyllën e majta dhe edhe ky rast shkoi në pa kthim dhe Drita pësoi humbje me rezultat 0:1. Kryelajmi.com

You Might Also Like