Me pjesëmarrjen e më tepër se 20 shteteve të ndryshme, në Gjilan është mbajtur
“Gjilani Half Marathon”, që ishte edicioni i 3-të i këtij organizimi sportiv, i organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit, që ndryshe njihet edhe si gjysmëmaratona e Gjilanit nën moton vrapojmë shtigjeve të Agim Ramadanit, shkruan kryelajmi.com.
Në këtë garë fitues të çmimeve kryesore ishin Bogdan Semenovych në kategorinë e meshkujve dhe Natalia Semenovych në atë të femrave, që të dy nga Ukraina.
Bogdan Semenovych, shtegun prej 21 kilometrave e kaloi për 1 orë, 13 minuta e 34 sekonda, duke lënë pas vetit Muxhahid Mislimin e KA Uskana nga Maqedonia e Veriut, derisa i treti ishte Agon Krasniqi nga Klubi Ferizaj Runners.
Te femrat shtegun prej 21 kilometrave e para e përshkoi Natalia Semenovych me kohën 1 orë, 26 minuta e 20 sekonda, e dyta ishte Biljana Kiradjeva, derisa e treta ishte atletja Naile Seferaj.
Në garën 10 kilometra për meshkuj renditja ishte kjo:
- Albion Ymeri
- Bledar Mesi
- Erzen Zyberaj
Në garën 10 kilometra për femra renditja ishte kjo:
- Gresa Bakraqi
- Valentina Kelmendi
- Elisabeth Scheiescher
Kategoria meshkujt 5 kilometra:
- Genc Isufi
- Përparim Gashi
- Florian Berisha
Kategoria femrat 5 kilometra:
- Qëndresa Ramadani
- Enelda Zeqiri
- Oketa Gega
Medaljet, mirënjohjet e kupat për më të mirët në garat kryesore i ndanë: Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan, Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, Afrim Selimi, organizator i kësaj ngjarje atletike etj. /kryelajmi.com/.