Boksieri nga Pogragja e Gjilanit, Leotrim Rexhepi është i gatshëm për duelin e nesërm në boksin profesionist, duel i cili zhvillohet në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan duke filluar nga ora 17:00. Kundërshtari i Rexhepit boksieri hungarez Istvan Kovacs, ka mbërritur në Gjilan i gatshëm t’i kryqëzojë dorëzat, i cili synon fitore në meqin e nesërm. Rexhepi e Kovacs sot kanë kryer matjet e fundit për duelin që do të zhvillohet nesër. Rexhepi ka peshuar 57 kg ndërsa Istvan Kovacs 58kg.
“Për këtë duel jam pregatitur tani e dy muaj. Kundërshtari im nga Hungaria është një boksier mjaft cilësor. Nesër do të jap gjithqka nga vetja për ta bërë qytetin e Gjilanit, Kosovën e shumë dashamirë të boksit krenar me paraqitjen time në ring. Ju premtojë se në fund të meqit ne jemi ata që do të gëzohemi”, ka bërë të ditur 23 vjeçari boksieri i talentuar Leotrim Rexhepi. Rexhepi poashtu ka falenderuar nga zemra të gjithë ata donatorë që e ndihmuan t’i kryqëzojë dorezat me boksierin hungarez Kovacs. Dashamirët e boksit kanë rast nesër këtë meqë historik ta përcjellin falas në qytetin e Gjilanit. Boksieri i talentuar Rexhepi meqin e parë profesionist e kishte fituar me ndërprerje në raundin e parë ndaj boksierit nga Turqia, Emin Acar.