Futboll

Brunild Pepa i Lushnjes do të vishet kuq e bardh

Sulmuesi Brunild Pepa, lojtar i deridjeshëm  i Lushnjës në Shqipëri, në stinorin e ardhshëm do të vishet kuq e bardh dhe do të jetë pjesë e Gjilanit, Kjo është e bërë e ditur këtë të mërkurë, kur Pepa ka vënë firmën e tij, duke nënshkruar kontratë me ekipin gjilanas që sivjet do të drejtohet nga Sadat Pajaziti.

Brunild Pepa ka një përvojë të gjatë në Ligën e Shqipërisë dhe ka ndërruar disa ekipe, duke qenë së fundi pjesë e Lushnjës.

“Në ditët në vijim klubi do të zyrtarizoj marrëveshjet edhe me disa futbollistë të tjerë”, ka thënë Sallah Sherifi, drejtor sportiv në KF Gjilani.

You Might Also Like