Libri

Çmimin letrar “Beqir Musliu” e fiton poeti Ramadan Musliu

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pranuar sot vendimin e jurisë profesionale për ndarjen e çmimit letrar “Beqir Musliu”, për të cilin çmim, kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se është çmimi më i madh letrar.

“Ky çmim është duke u ndarë në kuadër të ditëve të bardha të lirisë së Gjilanit dhe çmimi si i tillë është kurora e gjithë aktiviteteve kulturore që organizohet në Komunën e Gjilanit”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

“Pasi jemi në muajin e dhjetë të ndarjes së çmimit “Beqir Musliu”, ne do të vendosim murin e doajenëve të çmimit letrar “Beqir Musliu”, në Teatrin e Qytetit dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimit do të bëhet zbulimi i fotografive të atyre që janë fitues të këtij çmimi ndër vitesh”, ka thënë kryetari i Haziri.

Ndërsa në emër të jurisë profesionale, ka folur Anton Nikë Berisha, i cili ka falënderuar kryetarin e Komunës për mbështetje të komisionit gjatë gjithë këtij procesi në shërbim të garës për çmimin letrar.

Ai ka bërë të ditur se këtë vit çmimin “Beqir Musliu”, këtë vit e merr poeti Ramadan Musliu, si krijues i madh nga kjo anë, në fushën e poezisë dhe në rrafshin e studimit letrar, duke pasuruar poezinë shqipe dhe duke zgjeruar edhe më shumë rrafshin e studimit letrar.

Përndryshe, me vendim unanim, komisioni në përbërje, Anton Nikë Berisha, Sabit Rrustemi dhe Xhevat Latifi, ka vendosur që çmimi të shkoj për poetin Ramadan Musliu.

You Might Also Like