Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes të certifikatave për vijimin e kursit të gjuhës shqipe për komunitetin serb dhe rom.
Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës” ka organizuar kursin katër mujor për mësimit e gjuhës shqipe për komunitetin serb dhe rom në komunën e Kamenicës, kursin e mësimit të gjuhës e kanë vijuar njëzet qytetar nga komunitetet duke përfituar njohuri themelore të gjuhës shqipe. Pas përfundimit me sukses të nivelit A1 pjesëmarrësit e kursit gjatë organizimit të ceremonisë janë shpërnda certifikatat për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe.
Në ceremoninë e shpërndarjes të certifikatave kanë marrë pjesë: Paqësueset e Zyrës së Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët ,znj Safete Grajqevci, znj Arta Pllana, znj Maide Musa, znj Elona Mustafa. Nënkryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic, Drejtoresha e Administratës Publike Arlindë Sejdiu, Drejtoresha Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë Diana Ajvazi, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët