Gjilan

Dega e PDK-së dënon sulmin fizik ndaj Arbana Xharrës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe dënon sulmin fizik ndaj znj. Arbana Xharra, goditje e ulët kjo ndaj saj si grua – nënë, si artikuluese e mendimit ndryshe, por parase gjithash, goditje mbi Partinë Demokratike të Kosovës, mbi vlerat e saj demokratike, vizionin dhe vendosmërinë e saj të pakompromis për proceset madhore të vendit.

Fatkeqësisht, me këtë rast është goditur edhe vetë shteti I Kosovës dhe institucionet e tij.

Prandaj, Dega e PDK-së në Gjilan, kërkon marrjen e masave nga institucionet e shtetit për ta zbuluar rastin dhe nxjerjen para drejtësisë të kryesve të këtij akti të turpshëm e kriminal.

Me këtë rast, thërrasim për gjakftohtësi elektoratin e PDK-së, dhe si gjithëherë për vendosmëri në promovimin e vlerave demokratike e civilizuese.

You Might Also Like