Futboll

Derbi Drita – Gjilani pa tifozërinë ”mysafire”

Derbi i Anamoravës do luhet këtë vikend, me 17 mars nga ora 13:00 në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Duke parë që stadiumi i qytetit në Gjilan nuk është as afër rinovimit, për të plotësuar kërkesat e tifozëve, ndeshja e javës së 26-të do zhvillohet vetëm me praninë e tifozëve vendas, shkruan Gazeta OLLE.

Në këtë ndeshje do jenë të pranishëm një numër i madh i tifozëve, duke parë rëndësinë që ka ky takim, ku fare lehtë Drita mund të shkoj në pushimin e Kombëtareve si lidere në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltërit kanë fituar në dy takimet e ediconit 2023/24, madje nuk kanë pranuar asnjë gol nga “Skifterët”, me dy skuadrat që do synojnë fitoren për të arritur objektivat e tyre që kanë para vetës deri në fund të kampionatit.

You Might Also Like