LAJME

Digjet flamuri serb në Graçanicë, suspendohen tre policë, reagojnë kolegët e tyre

Në errësirë të plotë, në Graçanicë, afër përmendores së mbretit Milutin persona të panjohur kanë djegur flamurin serb, kurse nuk kanë kaluar shumë orë e Policia e Kosovës ka suspenduar tre policë kosovarë, që ishin njësit patrullues, shkruan kryelajmi.com

Krejt kjo ndodhi kur në Veriun e Kosovës po sulmohen Policët e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it, po sulmohen e maltretohen gazetarët, po dëmtohen vetura shtetërore e private e po gjuhen policët me gjësende të forta, në kohën që forcat e sigurisë në kushte të rënda po mundohen të ruajnë sigurinë dhe qetësinë.

Në kushte anonimiteti, burime tona nga Policia e Kosovës, policë që ka dy ditë e dy net po ruajnë paqen dhe sigurinë në Veriun e Kosovës janë solidarizuar me kolegët e tyre që janë suspenduar, ngase siç theksojnë ata, suspendimi i tyre është i padrejtë.

Ata shprehen se rasti në Graçanicë ka ndodhur shumë shpejt për disa sekonda, kurse policët patrullues kanë një terren të gjerë monitorimi dhe se policët e suspenduar janë të rinj, që kanë marrë detyrën para katër muajsh. Policët patrullues, që janë suspenduar për 72 orë, u është parë për të madhe e rasti ka ndodhur në rrugën kryesore, por se nuk u mor parasysh se ata që ndezën flamurin serb kishin vepruar shumë shpejt, kishin hedhur benzinë dhe ishin larguar.

“Është i padrejtë suspendimi për 72 orë ndaj kolegëve tanë, ndaj të cilëve pritet që të merren veprime të tjera”, janë shprehur kolegët e tyre, duke thënë se policët e suspenduar janë të rinj dhe në fillim të karrierës së tyre.

Ndryshe, merret vesh se për djegien e flamurit serb në Graçanicë janë arrestuar tre persona, të cilët do të merren në pyetje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like