Futboll

Disa karakteristika të vecanta për stadiumet në Katar

1. Largësia totale për dallim nga mundialet tjera, që ishte minimum 2-3 orë fluturim me aeroplan, këtë herë në Katari, mesatarja për te arritur nga stadiumi në tjetrin stadium është 30 minuta me bus ose 20 minuta me taxi;
2. Janë gjithsej 8 stadiume me perimetër prej 235 milje katror apo 276 metra katror;
3. Stadiumi Khalifa gjendet nga qendra e Dohas 13,5 km ose 21 min me bus;
4. Stadiumi Education City 7 km nga qendra e Dohas ose 14 min;
5. Stadiumi Jugor 22,6 km nga qendra e Dohas ose 30 min;
6. Stadiumi Rejan 21,6 km ose 26 min nga qendra e Dohas;
7. Stadiumi Thumamah 10 km ose 20 min nga qendra e Dohas;
8. Stadiumi 974 apo Rraes Aboud 5 km larg nga qendra e Dohas ose 10 min;
9. Stadiumi Albejt 50 km larg qendrës se Dohas ose 60 min;
10. Stadiumi Lusail g 23 km nga qendra e Dohas ose 30 min;
11. Kosovës ju është premtuar stadium 974 apo Rraes Aboud, i cili është montazh, e mbase ka gjasë që mund ta sponzorizojnë edhe transportin dhe montimin;
12. Sipas Entit të Statistikave “ Numbeo”, Katari është shteti ma i sigurët ne botë, me më së paku krime të regjistruara dhe raportuara;
13. Rreth stadiumeve janë të instaluar rreth 15 mijë kamera, më të sofistikuarat;
14. Që nga fillimi i botërorit në Katari është raportuar vetëm për një vjedhje, që e ka ndodhur një reportereje;
15. Hajni është kapur për vetëm 12 minuta;
16. Gazetares që ju është vjedhur canta, ju është lënë në dorën e saj për dënimin e hajnitl
17. Të gjykohet më burg sipas ligjit në fuqi ose largim nga Katari drejt vendit të tij, meqë hajni kishte qenë i huaj.;
18. Gazetarja ka zgjedhur t\ia fal dhe t\i kthehen mbrapa gjërat e vjedhura;
19. Asnjë raportim për dhunim apo rrahje të cfarëdo natyre;
Fehmi Sylejmani

You Might Also Like