Djali i Komandat Shefik Beqiri “Dardani”, falënderon pjesmarrësit e Akademisë Përkujtimore për prindin e tij
Taulant Beqiri, i biri i Komandant Shefik Beqirit-Dardani, ka falemnderuar të gjithë pjesmarrësit në përkujtimin e vepres së babit të tij, në katër vjetorin e vdekjes.
Në falenderimin e tij, ndër të tjera thuhet:
Akademi Përkujtimore me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së Komandantit të UÇK-së Shefik Beqiri “Dardani” Brigada 172 Isa Kastrati.
Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të tri luftërave çlirimtare,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore,
Në emër timin dhe të familjes Beqiri, ju falenderoj për pjesëmarrjen masive në homazhe tek varri i Shefik Beqirit – Komandant Dardanit me rastin e 4-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Po ashtu, falenderim e mirënjohës secilit prej jush që madhështuat me pjesëmarrje masive edhe Akademinë përkujtimore në kujtim e nderim të jetës dhe të veprës së Komandant Dardanit.
Kënaqësi të jemi bashkë nga të gjitha trojet shqiptare në data e ngjarje historike si dhe në përvjetorë të ndarjes nga jeta të çlirimtarëve tanë. Anipse fizikisht nuk janë mes nesh, jeta dhe vepra e tyre po vazhdon të na mbajë bashkë. Qëllimi jetësor i tyre ishte bashkimi, prandaj edhe sot e përgjithmonë duhet të jemi bashkë e të pandashëm.
Lavdi të rënëve për lirinë e atdheut!
Mirënjohës përjetë gjithë atyre që në një formë ose tjetrën ishin në rresht dhe krah UÇK-së!